Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

“Festoni me përgjegjësi suksesin” – fushatë parandaluese e MPB-së me maturantët

“Festoni me përgjegjësi suksesin” – fushatë parandaluese e MPB-së me maturantët
Në prag të festave të maturës, Sektori për Punë Policore me Kompetencë të Përgjithshme, së bashku me Seksionet për Parandalim, Departamentet e Policisë dhe Departamentet e Policisë Kriminalistike pranë të gjithë Sektorëve të Punëve të Brendshme (SPB), po realizojnë një fushatë parandaluese me maturantët e të gjitha shkollave të mesme në vend, nën moton “Festoni me përgjegjësi suksesin”.
Përmes punëtorive, tribunave dhe tryezave të rrumbullakëta, me të rinjtë hapen tema të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre, zhvillimin personal dhe marrjen e vendimeve të drejta. Trajtohen çështje që lidhen me parandalimin e dhunës në familje, delikuencën e të miturve, shpërdorimin e drogës, pjesëmarrjen e sigurt në trafik, trafikimin e qenieve njerëzore, dhunën mes moshatarëve, si dhe sfida të tjera me të cilat të rinjtë përballen në jetën e përditshme.
Qëllimi i kësaj fushate është që në mënyrë afirmative dhe pozitive t’u tregohet të rinjve se policia është këtu për ta – jo vetëm si institucion që kujdeset për sigurinë, por edhe si partner dhe mbështetje në momentet më të rëndësishme dhe më të lumtura të jetës së tyre.
Policia ua uron suksesin e arritur maturantëve, duke i rikujtuar njëkohësisht se pjekuria e vërtetë nuk dëshmohet vetëm përmes suksesit, por edhe përmes ndjenjës së përgjegjësisë, respektit ndaj vetes dhe të tjerëve, si dhe aftësisë për të zgjedhur rrugën e duhur për të ardhmen.
Të festosh suksesin është një gjë e bukur dhe e merituar, por edhe më e rëndësishme është që kjo të bëhet me dinjitet, në mënyrë të sigurt dhe me vetëdijen se përgjegjësia është një nga tiparet më të rëndësishme të çdo të riu të pjekur dhe pozitiv.

Accessibility Menu