Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, shtatë pa patentë shoferi

Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, shtatë pa patentë shoferi
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, shtatë kanë drejtuar automjet patentë shoferi (katër në Shkup, dy në Tetovë dhe një në rajonin e Kumanovës), një shofer në Dibër ka drejtuar automjet pavarësisht se kishte ndalim aktiv, ndërsa një shofer në Manastir ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Në Gradsko, një person ka drejtuar automjet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa në Koçan një person ka drejtuar automjet në kah të kundërt.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë marrë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për siguri në komunikacion .

Accessibility Menu