Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal dhe paraburgim për një person nga rrethina e Tetovës për posedim droge, është shoqëruar në INP Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës

Kallëzim penal dhe paraburgim për një person nga rrethina e Tetovës për posedim droge, është shoqëruar në INP Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj A.M. (23) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 20.12.2025, në oborrin e Kalasë në fsh. Sellcë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë me marihuanë. Pas ekspertizës së kryer është konstatuar se ajo i përket A.M. Më 04.05.2026, në orën 09:00, në rr. “Gjoce Stojçevski” në Tetovë, ai është privuar nga liria dhe është nxjerrë para gjykatësit hetues, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Personi është shoqëruar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

Accessibility Menu