Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi takim me ushtruesen e detyrës ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Sh.S. Nikoll Varns.
Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit intensiv në fushat kyçe me interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe përballjes me sfidat bashkëkohore të sigurisë, me theks të veçantë mbi rezultatet e vizitës së fundit pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dialogun strategjik që u zhvillua në Uashington.
U konstatua se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve zhvillohet në nivel të lartë, ndërsa partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqet një kontribut të rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Në takim u shpreh gatishmëri e përbashkët për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe sigurisë rajonale