Më 10.03.2026 në orën 22:30, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria J.Z. (27) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm prej gruas së tij 26-vjeçare se, për shkak të mosmarëveshjes së ndërsjellë, ka bërë kërcënime ndaj nënës së saj në një rrjet social.
Më 10.03.2026 në orën 12:05, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria T.D. (18) nga Kriva Pallanka për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babain e tij.
Më 10.03.2026 në orën 00:45, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria E.V.M. (49) nga Kriva Pallanka për shkak se ka sulmuar fizikisht një 16-vjeçar, djalin e bashkëshortes së tij.
Më 10.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria I.R. (33) nga një fshat i Manastirit, për shkak se, sipas kallëzimit, në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 25-vjeçare.
Më 10.03.2026 në orën 14:30 në NJPB Prilep, një grua 45-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se në shtëpinë familjare në Prilep ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj E.Sh.
Më 10.03.2026 në orën 23:15 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria O.L. (44) nga Ohri sepse më parë e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij të pakurorëzuar dhe fëmijën e tyre të mitur në shtëpinë familjare.
Po merren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.