Dje, në tërë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë, nga të cilët pesë në rajonin e SPB Manastir, një në rajonin e SPB Strumicë dhe dy në rajonin e SPB Ohër. Tre nga të privuarit në rajonin e SPB Manastir kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, njëri nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor. Shoferi në rajonin e SPB Strumicë, gjithashtu, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident rrugor. Njëri nga shoferët e privuar në rajonin e SPB Ohër ka drejtuar automjetin edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim për drejtim, ndërsa tjetri ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën efektin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa kaluar provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar ndalimi i drejtimit ose janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion.