Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohet një 46-vjeçar nga Shtipi: është prezantuar rrejshëm si polic, ka marrë një automjet, ka shkaktuar aksident dhe ka sulmuar një polic

Arrestohet një 46-vjeçar nga Shtipi: është prezantuar rrejshëm si polic, ka marrë një automjet, ka shkaktuar aksident dhe ka sulmuar një polic
Sot (09.03.2026) rreth orës 09:00, nëpunës policorë nga SPB Shtip, në një objekt hotelier në rr. “Sutjeska” në Shtip, e privuan nga liria B.H.J. (46) nga Shtipi.
Rreth orës 08:00, para hyrjes së një shkolle të mesme në zonën e Shtipit, ai nga M.A. nga Shtipi ka marrë një automjet zyrtar “Pezho” me targa të Shtipit, pasi e ka ndaluar duke u prezantuar rrejshëm si nëpunës policor dhe ka ushtruar kontroll të rremë në automjet, pas çka është nisur në drejtim të lagjes Novo Sellë.
Ndërkohë, B.H.J. ka shkaktuar aksident rrugor duke goditur një automjet të parkuar në rr. “Marshal Tito”, e më pas ka vazhduar drejt qendrës së qytetit. Rreth orës 08:45, në rr. “Sutjeska”, ai e ka ndaluar një grua nga Shtipi e cila po lëvizte me qen dhe me forcë ia ka marrë qenin, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas masave të marra nga nëpunësit policorë të SPB Shtip, automjeti u lokalizua, ndërsa personi u privua nga liria. Gjatë privimit nga liria, një nëpunës policor pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip.
Gjatë natës, i njëjti person ishte denoncuar edhe në dy ngjarje të tjera – për shkak të grindjes dhe drejtimit të fyerjeve, si dhe për dëmtimin e një bankomati në një objekt në rr. “Sutjeska”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu