Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

37 sanksione në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor

37 sanksione në aksionin kontrollues të Njësitit Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor
Dje (10.03.2026) në periudhën nga ora 09.00 deri në orën 14.00, në rajonet e disa Sektorëve të Punëve të Brendshme, Njësiti Mobil për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit të Çështjeve të Komunikacionit realizoi një aksion të intensifikuar kontrolli në komunikacionin rrugor, me qëllim sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve transportuese motorike.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 37 masa për kundëvajtjet e kryera në komunikacion. Prej tyre, 12 masa kanë të bëjnë me drejtuesit e mjeteve trasnportuese motorike për shkak të mbingarkesës së ngarkesës, transportit të jashtëzakonshëm dhe mospërdorimit të mbulesës (ceradës), një masë për pajisje të detyrueshme në automjet, një masë për automjet të parregullt teknikisht dhe 10 masa për kundërvajtje të tjera në komunikacion. Përveç kësaj, u paraqitën 13 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse kundër personave ligjorë dhe përgjegjës.
Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë vazhdimisht rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu