Dje, (11.03.2026) në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Presidenti i Komisionit nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, Gorançe Savovski, dhe Shefi i Departamentit për Siguri dhe Mbështetje të Komunitetit në Misionin e OSBE-së, Eduaard Anderson, ndanë certifikata për pjesëmarrësit e Programit të Certifikuar për Trajnimin e Neutralizimit dhe Çaktivizimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta.
Trajnimi u realizua si një aktivitet në kuadër të projektit "Mbështetja e Autoriteteve Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvogëlimin e Rrezikut të Përhapjes dhe Keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL)", i cili zbatohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së.
Kryetari i Komisionit Kombëtar për Armët e Vogla dhe të Lehta dhe Këshilltari Shtetëror në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Gorançe Savovski, shprehu mirënjohjen e tij për zbatimin e këtij trajnimi dhe bashkëpunimin e përgjithshëm që po zhvillohet me Misionin e OSBE-së dhe ekipin e projektit, duke theksuar se këto aktivitete forcojnë kapacitetet e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e njohurive dhe aftësive profesionale, duke u mundësuar punonjësve të fitojnë përvojë praktike relevante për punën e tyre të përditshme.
Shefi i Departamentit për Siguri dhe Mbështetje të Komunitetit në Misionin e OSBE-së, Eduard Anderson, theksoi faktin se përmes bashkëpunimit të përbashkët të gjitha aktivitetet e parashikuara në kuadër të projektit zbatohen me sukses, dhe falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pjesëmarrësit në trajnim për përpjekjet e investuara në të gjithë procesin e trajnimit.