Gjatë ditës së djeshme (12.03.2026), në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 21:00, Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit realizoi aksion kontrollues në territorin e SPB Ohër – NJPB Strugë, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 57 masa për kundërvajtje në komunikacion. Prej tyre: katër masa për skadimin e afatit të lejes së qarkullimit, një masë për drejtimin e automjetit me kategori të papërshtatshme, tre masa për moskryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm teknik të automjeteve që ushtrojnë transportin publik të udhëtarëve, një masë për shoferët që ushtrojnë transportin publik të udhëtarëve pa certifikatë mjekësore, shtatë masa për automjetet transportuese në lidhje me mbingarkesën, transportin e jashtëzakonshëm dhe mos përdorimin e pëlhurës (ceradës), pesë masa për mosposedimin e pajisjeve të detyrueshme në automjet, dy masa për përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për pajisjet e parregullta të sinjalizimit ndriçues dhe 21 masa për kundërvajtje të tjera. Gjithashtu janë paraqitur 11 kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personave juridikë dhe personave përgjegjës.
Një person është privuar nga liria për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht drejtim pa patentë shoferi, ndërsa një automjet është konfiskuar për shkak të skadimit të afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit për më shumë se gjashtë muaj.
Për të gjithë kryerësit e kundërvajtjeve në komunikacion janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta