Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Katër dhunues janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare, nga gjithsej 11 raste të denoncuara për dhunë familjare

Katër dhunues janë privuar nga liria dhe dy janë ftuar në bisedë zyrtare, nga gjithsej 11 raste të denoncuara për dhunë familjare
Më 12.03.2026 në orën 02:00 në Demir Kapi, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga Demir Kapia, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë e tij kishte kërcënuar babanë e tij 57-vjeçar dhe kishte thyer sende. Gjatë ndërmarrjes së masave u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,95 promilë alkool në gjak.
Më 11.03.2026 në orën 17:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.D. (44) nga Kumanova, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se për një periudhë më të gjatë kohore e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht bashkëshorten e tij 46-vjeçare.
Më 11.03.2026 në orën 20:00 në NJPB Kavadarc është zhvilluar bisedë zyrtare me një 38-vjeçar nga Kavadari, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se përmes një rrjeti social kishte bërë kërcënime dhe fyerje ndaj bashkëshortes së tij 34-vjeçare, me të cilën ishin në procedurë divorci.
Më 11.03.2026 në orën 11:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria R. Xh. (43) nga një fshat i Gostivarit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar motrën e tij 44-vjeçare.
Më 12.03.2026 në orën 04:30 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga rajoni i Tetovës ka denoncuar se në automjetin e tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare e pakurorëzuar.
Më 11.03.2026 në orën 10:50 në NJPB Gostivar, R.R. (75) nga Gostivari ka denoncuar se para shtëpisë familjare, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij V.S. nga Gostivari.
Më 11.03.2026 në orën 13:45 në NJPB Gostivar, J.R. (65) nga Gostivari ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë së tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga i afërmi i tij M.R..
Më 11.03.2026 në orën 22:25 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.R. (29) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 27-vjeçare se në rajonin e Çairit e kishte sulmuar fizikisht.
Më 11.03.2026 në orën 19:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me N.S. (47) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 47-vjeçare, me të cilën ishin të ndarë për një periudhë më të gjatë kohore, se ai e kishte ndjekur, shqetësuar dhe e kishte incizuar me telefon celular.
Më 11.03.2026 në orën 18:00 në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare denoncoi se rreth orës 17:00 në shtëpinë familjare në rajonin e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.R. (34).
Më 11.03.2026 në orën 22:00 në SPB Shkup, Gj.R. (29) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 18:00 në fshatin Lubancë, në rajonin e Shkupit, i afërmi i tij N.R. i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre kundër autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu