Më 13/14.03.2026 në Shkup, pranë një qendre sportive në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup realizuan një aksion kontrollues.
Gjatë veprimit u krye verifikimi i identitetit dhe kontrolli i 33 personave. Në kuadër të aksionit kontrollues janë privuar nga liria gjashtë persona: L.P. (42), S.N. (45), L.A. (43) dhe I.C. (37), të gjithë nga Shkupi, M.S. (33) nga Negotina dhe E.L. (21) nga R. e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, një substancë e ngurtë, marihuanë dhe një substancë pluhurore.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresa përkatëse.