SPB Veles ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Velesit kundër V.D. (46) nga Vinica dhe Z.N. (49) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale "përvetësimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose trashëgimisë kulturore ose rariteteve natyrore", e ndëshkueshme sipas nenit 265 të Kodit Penal. Më 18.09.2025, në vendbanimin Prevalec në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles kanë ndaluar një automjet udhëtarësh "Shevrolet" me targa të Vinicës, të drejtuar nga V.D., ndërsa bashkudhëtar ishte Z.N. dhe gjatë kontrollit të automjetit ishin gjetur dhe sekuestruar mbi 300 copë municione dhe pushkë, pa dokumentacion të duhur dhe vegla të ndryshme, pas çka ata ishin privuar nga liria dhe ishin ndaluar në stacion policor, ndërsa për ngjarjen ishte njoftuar prokurori publik. Inspektimi i sendeve të sekuestruara është kryer nga një këshilltar kurator-arkeolog, i cili ka konstatuar se pushka, kutia metalike e municionit dhe plumbat e gjetura trajtohen si pjesë e trashëgimisë kulturore.