Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje janë privuar nga liria katër shoferë për shkak të vozitjes pa patentë shoferi, me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me një të mitur është zhvilluar bisedë zyrtare për vozitje të autmjetit pa patentë shoferi

Dje janë privuar nga liria katër shoferë për shkak të vozitjes pa patentë shoferi, me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me një të mitur është zhvilluar bisedë zyrtare për vozitje të autmjetit pa patentë shoferi
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në të gjithë territorin e vendit privuan nga liria katër shoferë, nga të cilët dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me ndalim për drejtimin e mjetit të kategorisë B dhe një për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi. Ndërsa, një i mitur është ftuar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare për vozitje të automjetit pa patentë shoferi
Një shofer në Kavadar dhe një i mitur në Strugë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Një shofer në Veles ka drejtuar automjetin ndonëse ka pasur masën e ndalimit për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B, dhe nga një shofer në komunën e Nagoriçanit të Vjetër dhe Gjevgjelisë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Gjevgjeli ka shkaktuar edhe aksident rrugor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin e lejes së drejtimit ose nëse u është vendosur masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në trafik.

Accessibility Menu