Sot (25.02) drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, në kuadër të vizitës së punës në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare - Jug, mori pjesë në ndarjen e certifikatave nëpunësve policorë të cilët përfunduan me sukses trajnimin e dytë të brendshëm të realizuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Trajnimi u realizua nga trajnerë të certifikuar - nëpunës policorë nga Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, me mbështetjen e projektit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, përmes të cilit u mundësua edhe trajnimi profesional i trajnuesve nga ana e policisë sllovene.
Me njohuritë dhe shkathtësitë e fituara, nëpunësit policorë do të mund të përdorin në mënyrë më efektive mjete të sofistikuara teknike dhe mjete ajrore pa ekuipazh (dronë), të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së kufirit jugor dhe në përballimin më të suksesshëm të të gjitha formave të krimit ndërkufitar.
Drejtori Janev i përgëzoi pjesëmarrësit për trajnimin e përfunduar me sukses, duke theksuar se edukimi i vazhdueshëm dhe forcimi i kapaciteteve profesionale janë kryesore për punën efikase dhe moderne të policisë në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe kufirit shtetëror.