Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim për përsosjen e shkathtësive udhëheqëse dhe menaxhuese në kuadër të projektit EU4FAST

Trajnim për përsosjen e shkathtësive udhëheqëse dhe menaxhuese në kuadër të projektit EU4FAST
Në periudhën nga data 23.02 deri më 27.02.2026 po realizohet një trajnim katër-ditor për lidership , në organizimin e Policisë Federale Gjermane (BPOL), në bashkëpunim me Zyrën Rajonale në Hanover, në kuadër të projektit "Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor" (EU4FAST).
 
Trajnimi është i orientuar në përmirësimin e aftësive të lidershipit dhe të menaxhimit dhe përshtatjen e tyre me nevojat lokale. Në këtë aktivitet marrin pjesë zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurisë Publike, përfshirë drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev.
 
Gjatë trajnimit, theksi është vënë në proceset e menaxhimit bashkëpunues, planifikimit dhe vendimmarrjes, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të stilit të lidershipit bashkëpunues 2.0. Përveç diskutimeve profesionale, pjesëmarrësit kanë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të zbatojnë në parktikë njohuritë e fituara në punën e përditshme.
 
Trajnimi paraqet një kontribut të rëndësishëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe ngritjen e kulturës së lidershipit bashkëpunues dhe proaktiv, me qëllim funksionimin më efikas dhe forcimin e sigurisë së institucioneve.

Accessibility Menu