Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dje, sistemi "Qyteti i Sigurt" regjistroi gjithsej 526 shkelje, për herë të parë nuk u regjistrua asnjë për kalim në dritë të kuqe

Dje, sistemi "Qyteti i Sigurt" regjistroi gjithsej 526 shkelje, për herë të parë nuk u regjistrua asnjë për kalim në dritë të kuqe
Për herë të parë qëkur funksionon sistemit "Qyteti i Sigurt", më 24.02.2026 nuk është regjistruar asnjë shkelje për kalim në semafor të mbyllur - ngjyrë e kuqe. Në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 526 shkelje, nga të cilat 84 janë kryer nga shoferë të cilët drejtonin automjetin me targa të huaja.
 
Për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara janë regjistruar 504 dhe 22 për drejtimin e automjetit me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit. Gjithashtu, janë vendosur gjithsej 17 masa "ndalim për drejtimin e automjetit" - të gjitha për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nga të cilat 13 për një shpejtësi më të madhe se 80 km në orë në vendbanim dhe katër masa për shpejtësi më të madhe se 10 km në orë mbi limitin e vetë automjetit.
 
Në kuadër të devijimit të lejuar të shpejtësisë së parashikuar, janë toleruar 3,336 shoferë.

Accessibility Menu