Dje (10.01) në orën 23:30, në SPB Tetovë u paraqit rasti se dy të punësuar në operatorin mobil A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Llazaropolë, në afërsi të stacionit bazë të operatorit, ishin ngujuar në dëborë. Me personat nuk mundej që të kontaktohej për shkak të mungesës së rrjetit mobil.
Menjëherë pas lajmërimit , rasti është përcjellë në SP Rostushë, pas çka u angazhuan pjesëtarët e Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe Departamentit së Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Me dy automjete terreni, të pajisura me sajë dëbore dhe pajisje përkatëse shpëtimi, ekipet janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.
Sot (11.01) në ora 08:30, personat janë gjetur dhe janë nxjerrë me sukses në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për personat G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët lëviznin me një automjet terreni të markës “VW Amarok” me targa të Shkupit.
Ata janë gjetur në një lokacion të njohur si “Koritnik”, në afërsi të transmetuesit të rrjetit të A1, në zonën e fshatit Llazaropolë.