Më 11.01.2026, në orën 17:53, në Vendkalimin Kufitar Dojran i Vjetër, në dalje të shtetit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Kalim Kufitar Dojran i Vjetër në koordinim me nëpunësit doganorë dhe një pjesëtari të Fronteks, e privuan nga liria M.G. (56) nga R. e Serbisë, i cili drejtonte mjet transportues "Man" me një gjysmërimorkio "Shmitc" me targa kombëtare serbe.
Gjatë kontrollit kufitar, u konfirmua se është falsifikuar numri WIN i gjysmërimorkios në lejen e qarkullimit. Gjatë kontrollit të kryer, në gjysmërimorkio, me ndihmën e një pajisjeje speciale - Endoskop është gjetur një bunker i fshehur, në të cilin janë gjetur gjithsej 5050 pako, nga të cilat 800 pako cigare dhe 4250 pako cigare elektronike.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.G. do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 378 - "falsifikim i dokumentit" dhe nenit 278 - "kontrabandë" (mallra me akcizë) të Kodit Penal.