Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski: Shënohen 26 vjet nga vdekja e heronjve të policisë në Haraçinë

Toshkovski: Shënohen 26 vjet nga vdekja e heronjve të policisë në Haraçinë
 
Sot shënohen 26 vjet nga vdekja tragjike e nëpunësve policorë dhe heronjve maqedonas Kirill Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak, të cilët në vitin 2000, gjatë kryerjes së kontrollit të rregullt policor në hyrje të fshatit Haraçinë, u vranë në mënyrë dinake dhe mizore në pritë.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vendosi lule të freskëta para monumentit të mbrojtësve në rrethin e Stacionit Policor të Gazi Babës, duke i bërë homazh sakrificës dhe heroizmit të tyre.
Toshkovski edhe një herë rikujtoi se vepra dhe sakrifica e punonjësve të rënë të policisë janë zotim i përheshëm dhe rikujtim i fuqishëm për rëndësinë e shërbimit në mbrojtjen e sigurisë dhe shtetit.
Heronjtë e Maqedonisë mbeten përgjithmonë të ngulitur në mbamendjen kolektive, ndërsa sakrifica e tyre do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Accessibility Menu