Sot (10.01.2026) SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal në PTHP Kumanovë ndaj N.A. (31) nga f. Sllupçan, Komuna e Likovës, për veprat e kryera penale “sulm seksual dhe përdhunim” dhe “shantazh”, si dhe kundër Q.M. (28) nga fshati Sllupçan, për veprën e kryer penale “sulm seksual dhe përdhunim”. N.A., në kundërshtim me vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë, kreu akte seksuale ndaj një vajze të mitur në rrethinë të Likovës, ndërsa e detyroi për akte seksuale edhe me Q.M.
Më pas, N.A. i është kërcënuar të miturës se gjoja do t’i publikojë fotografitë e saj eksplicite nëse ajo nuk i pagonte 20.000 euro.
Vajza ishte e detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazonte nga persona të tjerë, kështu në disa raste ia ka dhënë paratë personit N.A.
Në interes të hetimit dhe nevojës për mbrojtjen e viktimës së mitur, Ministria e Punëve të Brendshme apelon për njoftim të kujdesshëm dhe etik lidhur me ngjarjen, si dhe përdorimin e burimeve zyrtare.