Më 08.01.2026, në orën 23:30, në f. Bogovinë, rrethina e Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan i privuan nga liria B.A. (20) dhe F.A. (20), të dy nga f. Bogovinë. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh ,,Folksvagen Golf" me targa të Tetovës, në të cilin udhëtonin, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.