Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Operacion i suksesshëm shpëtimi në Korab, është nxjerrë dhe hospitalizuar një alpinist i lënduar

Operacion i suksesshëm shpëtimi në Korab, është nxjerrë dhe hospitalizuar një alpinist i lënduar
 
Më 23.05.2026, në Qendrën e Menaxhimit të Krizave është pranuar një njoftim nga A.M. se në malin Korab, pranë ujëvarës së Korabit, komuna Mavrovë-Rostushë, kolegu i tij alpinist A.S. (33) nga Shkupi ka përjetuar një aksident, me ç'rast ka pësuar frakturë të kërdhokulës dhe lëndime në këmbë. Për shkak të terrenit të paarritshëm në një lartësi mbidetare rreth 1.900 metra, është formuar një ekip shpëtimi nga përfaqësues të Parkut Kombëtar “Mavrovë”, Ndihmës së Shpejtë Mjekësore dhe nëpunës policorë nga Njësia Policore e Mavrovës, i cili në orën 15:50 është nisur drejt terrenit të fshatit Zhuzhnjë.

Në orën 23:10, i lënduari A.S. është zbritur me sukses në fshatin Zhuzhnjë, prej nga është transportuar në spitalin e Gostivarit për trajtim të mëtejshëm.

Accessibility Menu