Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë drejtuar pa leje, prej të cilëve pesë kanë qenë të mitur, katër nën ndikimin e alkoolit dhe dy kanë drejtuar pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Janë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 12 kanë drejtuar pa leje, prej të cilëve pesë kanë qenë të mitur, katër nën ndikimin e alkoolit dhe dy kanë drejtuar pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, dymbëdhjetë kanë drejtuar pa patentë shoferi, prej të cilëve pesë kanë qenë të mitur, katër kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe dy kanë drejtuar pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Në Shkup, dy persona të mitur kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, gjashtë persona në Kërçovë (tre prej tyre të mitur), dy në Veles dhe nga një në Strugë dhe në Prilep. Nga një person në Dellçevë, Sveti Nikollë, Veles dhe Prilep kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nga një person në Radovish dhe Gostivar kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe regulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim të automjetit, ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu