Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Fondacionit „Frosina Kulakova“, i themeluar për nder të Frosina Kullakovës, e cila humbi tragjikisht jetën në vendkalim këmbësorësh në bulevardin „Aradhat Partizane“, duke kaluar në dritë të gjelbër.
Me memorandumin përcaktohet korniza për bashkëpunim të përbashkët në drejtim të ngritjes së sigurisë në komunikacion, ngritjes së vetëdijes publike, forcimit të mekanizmave parandalues dhe përmirësimit të trajtimit institucional të viktimave dhe familjeve të tyre.
“Kjo paraqet një përcaktim të përbashkët që tragjeditë të mos përsëriten, jeta e njeriut të jetë prioriteti më i lartë, ndërsa institucionet, së bashku me sektorin civil, të krijojnë një sistem më të fortë dhe më efikas të parandalimit, të mbrojtjes dhe të mbështetjes”, theksoi ministri Toshkovski.
Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i fushatave të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes mbi sigurinë në komunikacion, forcimin e mekanizmave parandalues, mbështetjen e viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe forcimin e besimit në veprimin institucional.
“Vazhdojmë me implementimin dhe avancimin e sistemit ,,Safe City'', por edhe me politika të reja parandaluese që kanë për qëllim njohjen me kohë të rreziqeve dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, theksoi Toshkovski.
Ministri rikujtoi se aksidenti tragjik rrugor që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit edhe një herë e konfirmon nevojën për sjellje të përgjegjshme në komunikacion dhe respektim të rregullave të komunkacionit.
Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në krijimin e politikave moderne dhe efikase për siguri më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion dhe mbrojtjen e jetës njerëzore si vlera më e lartë.