Më 20.05.2026 në orën 13:40 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria K.D. (33) nga Shtipi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 03:00, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare, ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 32-vjeçare.
Më 20.05.2026 në orën 11:00 në SPB Shkup, një burrë 38-vjeçar nga Shkupi denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 17:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Draçevës, ishte kërcënuar nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare.
Më 20.05.2026 në orën 11:30 në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria J.D. (73) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 66-vjeçare se në shtëpinë familjare ai e kishte kërcënuar me një send të mprehtë.
Më 20.05.2026 në orën 22:15 në NJPB Gostivar, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Gostivarit njoftoi se rreth orës 19:00, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, vjehrra e saj ishte përpjekur ta sulmonte me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të tyre të plotë, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.