Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pesë prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa dy me ndalim aktiv.
Një shofer në Makedonski Brod dhe nga dy shoferë në Shkup dhe në Prilep kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Njëri nga shoferët në Prilep ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Nga një shofer në Shkup dhe në Kërçovë kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.