Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mbajti fjalim në një ngjarje kushtuar luftës kundër falsifikimeve, piraterisë dhe tregtisë ilegale

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, mbajti fjalim në një ngjarje kushtuar luftës kundër falsifikimeve, piraterisë dhe tregtisë ilegale
Sot (21.05.2026), drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, mbajti fjalim në një ngjarje kushtuar luftës kundër falsifikimeve, piraterisë dhe tregtisë ilegale, të organizuar nga REACT, në prani të përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Doganave dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut.
Në fjalimin e tij, drejtori Janev theksoi se produktet e falsifikuara sot nuk paraqesin vetëm dëm ekonomik, por edhe sfidë serioze sigurie, financiare dhe institucionale, e cila gjithnjë e më shpesh po përhapet përmes mjeteve digjitale, platformave onlajn dhe kanaleve moderne të tregtisë ilegale.
“Si institucione, obligimi ynë është të kujdesemi për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Veçanërisht kur bëhet fjalë për falsifikimin e barnave, kozmetikës, lodrave për fëmijë, pjesëve automobilistike, elektronikë dhe produkteve të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin, sigurinë dhe besimin e konsumatorëve. Qytetarët duhet të jenë të sigurt se kur paguajnë për cilësi dhe origjinalitet – marrin një produkt të sigurt dhe të verifikuar”, theksoi drejtori Janev.
Ai nënvizoi se qasja e përbashkët, shkëmbimi në kohë i informatave, njohurive dhe përvojave ndërmjet institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë janë kyçe për parandalimin, zbulimin dhe luftimin më efikas të këtij fenomeni.
“Lufta kundër falsifikimeve është luftë për mbrojtjen e qytetarëve, ekonomisë legale, tregut të ndershëm dhe besimit në sistem”, deklaroi drejtori i BSP-së.
Në fund të fjalimit u shpreh mirënjohje ndaj REACT dhe të gjitha institucioneve dhe partnerëve për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më efikas në përballimin e këtyre llojeve të kriminalitetit dhe të dukurive.

Accessibility Menu