Më 22.05.2026 në orën 22:45, në Gostivar, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gostivar e privuan nga liria V.B. (40) nga Gostivari. Më parë, nëpunës policorë kishin vërejtur se ai, me automjetin e pasagjerëve “Reno” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, kishte kaluar në ngjyrë të kuqe të semaforit.
Shumë shpejt, automjeti ishte ndaluar dhe gjatë kontrollit ishte konstatuar se automjetin e kishte drejtuar pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 0.61 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.