Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Katër persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej pesë denoncime në 24 orët e fundit

Katër persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej pesë denoncime në 24 orët e fundit
 
Më 24.05.2026 në orën 12:40 në një fshat të Tetovës, policia e SPB Tetovë ka privuar nga liria Sh.A. (36) nga fshati i njëjtë. Më parë, në orën 12:00 në ambientet e Njësisë së Policisë Kriminalistike në Tetovë, nëna e tij 57-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e tyre familjare, Sh.A. i ka kërcënuar me thikë. Ai është mbajtur në stacion policor për procedim të mëtejmë dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 24.05.2026 në orën 02:10 në rajonin e Berovës, nëpunës policorë nga NJPB Berovë e ka privuar nga liria S.S. (42) nga zona e Berovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se më 23.05.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 35-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 24.05.2026 në orën 09:45 në NJPB Probishtip, një grua 41-vjeçare nga Probishtipi ka denoncuar se po atë ditë, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor T.N.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 24.05.2026 në orën 22:30, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria O.F. (20) nga Strumica, duke vepruar sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 19-vjeçare nga Shtipi, se derisa qëndronin në një objekt pranë plantacioneve në Kavadar, ai e ka sulmuar fizikisht. Ai është arrestuar dhe është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 24.05.2026 në ora 23:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.N. (20) nga Shkupi, pas një denoncimi se në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit i ka bërë kërcënime nënës së tij 55-vjeçare, si dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu