Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar paraburgim për dhunuesit nga Turqia për shkak të sulmit ndaj një shpërndarësi ushqimesh në Shkup

Është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar paraburgim për dhunuesit nga Turqia për shkak të sulmit ndaj një shpërndarësi ushqimesh në Shkup

Më 25.05.2026, në orën 01:30, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia, duke vepruar pas denoncimit të bërë më 24.05.2026, rreth orës 19:55 se, në zonën e Qendrës, pas një zënke paraprake rreth trafikut, së pari me automjetin e tyre “Audi” kishin goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili ishte duke kryer detyrat e punës si shpërndarës ushqimi, e më pas edhe e kishin sulmuar fizikisht. Nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup ndaj dhunuesve është ngritur kallëzim penal, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit.

Accessibility Menu