Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 14 kanë drejtuar pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, një me ndalim aktiv dhe një pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, 14 kanë drejtuar pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, një me ndalim aktiv dhe një pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 16 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Katërmbëdhjetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, prej tyre një i mitur, një me ndalim aktiv dhe pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Në Shkup, tre persona kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, katër në Tetovë, pesë në Manastir dhe nga një në Makedonski Brod dhe Veles (i mitur). Një person në Veles ka drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Veles ka drejtuar automjet me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu