Sot (24.05.2026), nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, në territorin e SPB Tetovë është ndaluar një autobus “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga fsh. Dobrosht i Tetovës, i cili qarkullonte në relacionin Gjermani–Maqedoni.
Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje për transport. Ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve, F.I. (20) nga Tearca e Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me vlera të ndryshme parash, me vlerë të përgjithshme prej 34.965 eurosh, të cilat ai i kishte futur përmes Pikës Kufitare Tabanoc pa i deklaruar dhe njëkohësisht nuk posedonte asnjë dokument për pronësinë dhe origjinën e parave.
Personat janë privuar nga liria sipas nenit 278 “kontrabandë” të Kodit Penal dhe nenit 29 të Ligjit për Punë Devizore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse