Ndihmësministri në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Çështjeve Strategjike në MPB, Muhamed Ismaili, në cilësinë e pikës kryesore nacionale të Këshillit të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për fushatën "Gazetarët janë të rëndësishëm", merr pjesë në konferencën ndërkombëtare dy-ditore "Ndjekja efektive e krimit kundër gazetarëve, ndërtimi i paradigmës kundër pandëshkueshmërisë", e cila është duke u mbajtur në Luksemburg më 29 dhe 30 prill 2025.
Në konferencë merr pjesë edhe prokurori publik Dejan Petreski, përgjegjës për monitorimin e veprave penale kundër gazetarëve, si dhe përfaqësues të lartë, pika kryesore, prokurorë dhe gjykatës nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës.
Konferencë e hapi ministrja e Drejtësisë së Luksemburgut, Elizabet Marg, njëkohësisht edhe ministre e deleguar e kryeministrit për media dhe komunikimin.
"Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht në këtë fushë, ndërsa rezultatet e këtij angazhimi janë të dukshme. Memorandumi i nënshkruar me Shoqatën e Gazetarëve, mbajtja e një numri të madh punëtorish, doracaku i përpiluar për sigurinë e gazetarëve dhe zbardhja e sulmeve ndaj gazetarëve janë pjesë e aktiviteteve që rezultuan në rritjen e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë dhe tejkalimin e barrierave", theksoi ndihmësministri Ismaili.
Në debate u ngritën disa tema aktuale në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e fjalës në përgjithësi, si një parakusht themelor për demokracinë në shoqëri, me theks të veçantë në nevojën për të ndërtuar një Plan Veprimi nacional në nivel nacional, siç parashikohet në Deklaratën dhe Rekomandimet e Këshillit të Evropës.