Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup ngriti kallëzim penal kundër V.V.- punonjës i pensionuar, ndërsa gjatë kohës së kryerjes së veprës penale në vendin e punës „ndihmësdrejtor“ në Departamentin e Çështjeve të Përbashkëta dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Byronë e Sigurisë Publike pranë MPB-së dhe V.N.- punonjës i pensionuar, ndërsa gjatë kohës së kryerjes së veprës penale në vendin e punës „kryeshef“ i Sektorit për Çështje Juridike dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Departamentin e Çështjeve të Përbashkëta dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në BSP pranë MPB, për veprën penale ,,keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“ sipas nenit 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
E denoncuara e parë si person zyrtar gjatë vitit 2021 dhe 2022 nuk e ka kryer detyrën e saj zyrtare në mënyrë që nuk i ka zbatuar aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatës kompetente, me të cilat qe vendosur për ndërprerjen e kontratave për punësimin e dy personave të punësuar dhe ka lejuar të njëjtit të vazhdojnë të punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. E denoncuara nuk ka vepruar në përputhje me kompetencat e saj në mënyrën që nuk e ka drejtuar postën e pranuar, në këtë rast aktgjykimet e lëndëve, në Sektorin kompetent për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe trajnimeve në kuadër të Departamenti të Çështjeve të Përbashkëta dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe nuk ka dhënë udhëzime të veprohet sipas aktgjykimeve, gjegjësisht që të shkëputen kontratat e punës të punonjësve, edhe përkundër faktit që në ditët kritike kur aktgjykimet kanë arritur në Departamentin me të cilin ka udhëhequr, e njëjta ka qenë në punë dhe nuk i ka dhënë autorizim punonjësit tjetër për të drejtuar postën. Aktgjykmet janë evidentuar në Sektorin për Çështje Juridike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili nuk ka pasur kompetencë të veprojë për to.
E denoncuara e dytë, në cilësinë e personit zyrtar të autorizuar kur aktgjykimet e lëndëve kanë arritur në Sektorin që ajo ka udhëhequr nuk i ka lexuar me kujdes dhe i ka dorëzuar për t'u regjistruar në Librin e Protokollit të Sektorit për Çështje Juridike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke mos reaguar në mënyrë adekuate dhe t’i kthejë aktgjykimet tek e denoncuara e parë, në mënyrë që të përcillen në Sektorin kompetent për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnim për të vepruar. Me veprimin e këtillë të denoncuarit i kanë shkaktuar buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dëm të konsiderueshëm pasuror në emër të pagave dhe kontributeve të paguara të marrëdhënies së punës të punonjësve të cilëve në pajtim me aktgjykimet gjyqësore është dashur t’u ndërpritej marrëdhënia e punës në shumën prej 3.314.870 denarë.