Sot (27.04.2025) Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup kreu kontroll të shtuar në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit midis orës 08:30 dhe 16:00. Gjatë kontrollit, u sanksionuan gjithsej 96 pjesëmarrës në komunikacion, nga të cilët u shqiptuan 41 masa për drejtim mjeti me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar, 15 sanksione për drejtues motoçikletash që drejtonin pa kaskë mbrojtëse, katër masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy sanksione për drejtim motoçiklete pa leje drejtimi të kategorisë përkatëse, dy masa për të mitur për drejtim motoçiklete që nuk kishin dhënë provimin e drejtimit për njohuri të shenjave të trafikut dhe rregullave të trafikut, si dhe një person u ndalua në stacion policor për identifikim për kundërvajtje në komunikacion sipas nenit 211 për shkak të mosrespektimit të shenjave dhe urdhrave nga nëpunësit policorë, si dhe 31 masa për kundërvajtje të tjera në komunikacion.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë të gjithë së bashku për rrugë më të mira, më të besueshme dhe më të sigurta