Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për dënim me burg prej katër vjet e 10 muaj, tentoi të kalonte kufirin ilegalisht

Arrestohet krimineli i kërkuar me urdhërarrest për dënim me burg prej katër vjet e 10 muaj, tentoi të kalonte kufirin ilegalisht

Më 28.04.2025, në orën 14:20, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalimi Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë kanë arrestuar S.A. (44) nga Shkupi, i cili më parë ka tentuar që të kalonte kufirin shtetëror ilegalisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë.

Gjatë kontrollit të kryer ishte konstatuar se ishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër vjet e 10 muaj. S.A. u shoqërua në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Shtip.

Accessibility Menu