Më 29.04.2025 sekretari Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sasho Petrushevski, realizoi një takim pune me ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Sh.T. Zoran Miljaniq.
Në takim u konfirmuan bashkërisht marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe niveli i lartë i dialogut dhe bashkëpunimit politik, si dhe përkushtimi për thellimin e mëtejshëm të tij.
Sekretari shtetëror në MPB Petrushevski shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, të cilat kanë rëndësi të veçantë për të dy shtetet.
Në fokus të takimit ishte situata aktuale politike në të dy vendet, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes pjesëmarrjes në nismat rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim forcimin e tij në kontekstin e zgjidhjes së sfidave të sigurisë dhe luftës kundër të gjitha llojeve të krimit.