Më 01.05.2025 në orën 00.10 në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë privuan nga liria V.GJ. (46) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet tip Renault me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.GJ. dhe pasi u morën masa, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, pra se kishte 1.60 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë u largua nga komunikacioni dhe u ndalua në stacionin policor.
Më datë 30.04.2025 në orën 22:15. në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria J.T. (44) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet Citroen me targa të Kumanovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas marrjes së masave, u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.58 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në një stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”