Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi nga Dibra, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi dhe nuk është ndalur në shenjën e dhënë të nëpunësit policor

Privohet nga liria shoferi nga Dibra, ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi dhe nuk është ndalur në shenjën e dhënë të nëpunësit policor

Më 01.05.2025 në ora 19.20, nëpunës policorë nga NJPB Dibër e privuan nga liria А.L.(23) nga Dibra, i cili më parë, në rrugën rajonale për në fshatin Udovë, duke drejtuar automjetin e pasagjerëve „opel“, me targa regjistrimi të Dibrës, nuk është ndalur në shenjën e dhënë për ndalim nga ana e nëpunësve policorë dhe është arratisur. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe veprime adekuate dhe pas një kohe të shkurtër, ai është ndaluar në rrugën „Vehbi Dibra“ në Dibër dhe ndërkohë është konstatuar se А.L. është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht se i janë matur 2,77 promilë alkool në gjak dhe se nuk posedon patentë shoferi. Kundër А.L. do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Accessibility Menu