Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

shoferi në rrethinën e Kumanovës për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

  shoferi në rrethinën e Kumanovës për shkak se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më 01.05.2025, në orën 18.20, në rrugën magjistrale Kumanovë–Kriva Pallankë, nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria V.C.(44) nga fshati Zheglanë, komuna Nagoriçan i Vjetër.

 Gjatë kontrollit të komunikacionin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e e pasagjerëve „folksvagen golf“ me targa regjistrimi të Kumanovës, të cilin e ka drejtuar V.C. dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se është nën ndikimin  e alkoolit, përkatësisht se ka 1,78 promilë alkool në gjak, pas së cilit menjëherë është mënjanuar nga komunikacioni dhe është ndaluar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Accessibility Menu