Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kapet i arratisuri nga burgu, katër vjet ka qenë në arrati

Kapet i arratisuri nga burgu, katër vjet ka qenë në arrati

Sot (30.04.2025) Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup ka privuar nga liria A.A. (54) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhërarresti qendror dhe ndërkombëtar me urdhër të INK Idrizovë për arratisje nga burgu. A.A. u dënua me 10 vjet e pesë muaj burg për vepra të kryera penale "Prodhim paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215, paragrafi 1, "Përpunimi, mbajtja dhe tregtia e paautorizuar e armëve apo materieve shpërthyese" sipas nenit 396, paragrafi 1 dhe "Falsifikimi i dokumenteve" sipas nenit 378, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa kishte edhe gjashtë vjet e dy muaj për të vuajtur dënimin.

A.A. më 5 shkurt 2021, është liruar me leje, pas së cilës u arratis.

Personi do të transferohet në institucionin ndëshkues-korrektues kompetent. 

Accessibility Menu