Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski në vizitë në SPB Ohër dhe NJPB Strugë: Rezultate të dukshme në luftimin e krimit të dhunshëm dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, po punojmë aktivisht edhe në sistemin “One Stop” me Shqipërinë

Toshkovski në vizitë në SPB Ohër dhe NJPB Strugë: Rezultate të dukshme në luftimin e krimit të dhunshëm dhe përmirësimin e sigurisë rrugore, po punojmë aktivisht edhe në sistemin “One Stop” me Shqipërinë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot realizoi vizita pune në Njësinë për Punë të Brendshme në Strugë dhe në Stacionin Policor për Kontrolle Kufitare Qafëthanë. Nga ana e udhëheqësive të SPB Ohër dhe NJPB Strugë, ministri u informua për gjendjen e sigurisë në rajon, me rezultate të dukshme në luftimin e krimit të dhunshëm dhe përparim të dukshëm në përmirësimin e sigurisë rrugore – fushë në të cilën do të vazhdohet me përpjekje shtesë.

“Në prag të zgjedhjeve lokale që po afrohen, tashmë po ndërmerren aktivitete adekuate operative  për sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të sigurt.

Sa i përket Vendkalimit kufitar Qafëthanë, gjatë kësaj sezone verore është evidentuar rritje e numrit të udhëtarëve që kanë kaluar kufirin, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, së bashku me kolegët shqiptarë po punojmë për zbatimin e sistemit ‘One Stop’, i cili, në kombinim me disa përshtatje infrastrukturore, do të mundësojë të kemi një zgjidhje të qëndrueshme për uljen e radhëve dhe përshpejtimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik,” theksoi ministri Toshkovski.

Accessibility Menu