SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli kundër shtetasve grekë V.B. (43), K.B. (35) dhe P.B. (44) për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në mënyrë të pacipë.
Dyshohen se më 12.09.2025, në periudhën nga ora 10:40 deri në 11:15, nga një shitore në përbërje të një hoteli në Vendkalimin Kufitar Bogorodicë kanë marrë disa parfume. Pas ndërmarrjes së masave, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli konstatuan se të tre janë larguar nga vendi me automjetin “Toyota”, të cilin e ka drejtuar V.B., ndërsa dy të tjerët kanë qenë pasagjerë.
Në orën 21:30 në Vendkalimin Kufitar “Bogorodicë” u ndalua automjeti dhe gjatë kontrollit në të u gjetën sendet e vjedhura. Personat u privuan nga liria dhe u mbajtën në Stacionin policor në Gjevgjeli, ndërsa gjatë ditës do të dalin para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Gjevjeli.