Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në rajonin e Prilepit, janë gjetur bimë kanabisi, është arrestuar një person

Bastisje në rajonin e Prilepit, janë gjetur bimë kanabisi, është arrestuar një person

Më 13.09.2025, në orën 14:20, në fshatin Beshishtë, rajoni i Prilepit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Staravinë dhe nga NJPB Prilep e privuan nga liria D.J. (67) nga Prilepi, me banim në fshatin Beshishtë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshat, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar bimë të kanabisit dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepër penale.

D.J. është ndaluar në Stacionin Policor Prilep dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu