Takim i drejtorit Janev me kryeshefin e shtabit të përgjithshëm të armatës
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, zhvilloi sot një takim pune me kryeshefin e shtabit të përgjithshëm të armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.
"Biseduam për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë së Sigurisë Publike dhe Armatës, me theks në ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale, mbështetjen e kapaciteteve të NATO-s, si dhe aktiviviteteve të përbashkëta në fushën e sigurisë kufitare, menaxhimit të krizave dhe trajnimit", theksoi drejtori Janev.
Drejtori Janev theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe konstruktiv do të kontribuojmë për një siguri dhe stabilitet edhe më të madh të vendit tonë.