Me datë 11.09.2025, në orën 18:40, në f. Trubarevë i Shkupit, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria L.S. (75) nga f. Trubarevë.
Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe hapësirave ndihmëse, të kryer me urdhëresë gjykate, nëpunësit policorë në hapësirën ndihmëse gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie, një pistoletë të kalibrit 7.62 mm me dy krehër për të, 37 plumba me bërthamë të shkurtër, 50 plumba me bërthamë të gjatë, dy gëzhoja dhe sende të tjera .
Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.