Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski nga Uashingtoni: Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjell rezultate konkrete për sigurinë

Toshkovski nga Uashingtoni: Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjell rezultate konkrete për sigurinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, po merr pjesë në Dialogun Strategjik Maqedonia e Veriut – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po mbahet në Uashington, ku zhvillohet sesioni i dytë i këtij procesi të rëndësishëm dypalësh.
Dialogu strategjik paraqet një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus në sigurinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin institucional.
Në kuadër të dialogut, Ministria e Punëve të Brendshme përqëndrohet fuqishëm në forcimin e sigurisë kufitare, luftën kundër krimit të organizuar, migracionit ilegal dhe trafikimit të drogës, si dhe avancimin e bashkëpunimit të inteligjencës me shërbimet partnere.
“Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një proces i rëndësishëm që sjell rezultate konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë. Përmes këtij partneriteti sigurojmë kufij më të sigurt, luftë më efikase kundër krimit dhe institucione moderne e rezistente”, theksoi ministri Pançe Toshkovski.
Është veçanërisht e rëndësishme mbështetja w Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vlerë prej mbi 3.5 milionë dollarë, dedikuar për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që paraqet investim të drejtpërdrejtë në sigurinë e shtetit.
Paralelisht, po punohet edhe në avancimin e sigurisë kibernetike përmes mbështetjes teknike, trajnimeve dhe modernizimit të sistemeve, me qëllim mbrojtjen më efikase të institucioneve dhe infrastrukturës kritike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri më i rëndësishëm strategjik i shtetit dhe aleat i fuqishëm në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe kapaciteteve demokratike.

Accessibility Menu