Më 07.04.2026 në orën 13:40 dhe 19:10, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave të Butelit, i kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), të punësuar në SH.A. “Butel”, me ç'rast kanë përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (grusht metalik dhe thikë).
Me këtë rast, E.D. dhe M.D. kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në ISHP “Shën Naum Ohridski”. Sipas denoncimit, të punësuarit i kanë vërejtur personat pranë një varreze dhe meqë i kanë njohur më parë si kryerës të veprave penale “vjedhje të rënda”, i kanë paralajmëruar se do të thërrasin policinë, pas çka ishin sulmuar.
Të tre personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.