Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sektori i Çështjeve Policore pranë MPB së bashku me Kryqin e Kuq, zhvilluan trajnim mbi reagimin e shpejtë gjatë situatave emergjente

Sektori i Çështjeve Policore pranë MPB së bashku me Kryqin e Kuq, zhvilluan trajnim mbi reagimin e shpejtë gjatë situatave emergjente
Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi trajnime në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Sektorin e Çështjeve Policore me kompetencë të përgjithshme, me qëllim të përsosjes së shkathtësive të nëpunlësve policorë për ofrimin e ndihmës së shpejtë dhe mbështetjes peri-mjekësore.
Trajnimi kishte për qëllim që t'i aftësojë nëpunësit policorë si reaguesit e parë në vendin e ngjarjes gjatë aksidenteve dhe fatkeqësive, me theks në reagimin në kohë dhe të saktë, stabilizimin e personave të lënduar dhe shpëtimin e jetës së njerëzve deri në mbërritjen e ekipeve mjekësore.
Përmes ushtrimeve teorike dhe praktike, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi për t'u përballur me situata të ndryshme emergjente, gjë që kontribuon në rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe veprimin më efikas në terren.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kryqi i Kuq do të vazhdojnë me aktivitete të këtilla, me qëllim forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të nëpunësve policorë dhe ngritjen e gatishmërisë së tyre për përballimin e të gjitha sfidave.

Accessibility Menu